Zemërim në Iran! Policia rreh për vdekje të renë pasi nuk e kishte vendosur hixhabin siç duhet

16/09/2022 21:00

Një 22-vjeçare iraniane ka humbur jetën disa ditë pasi u arrestua nga policia me arsyetimin se nuk e kishte vendosur siç duhet hixhabin e saj.

Ngjarja ka shkaktuar menjëherë zemërim në shoqërinë civilë, përfaqësuesit e së cilës gjithnjë e më shumë po u kërkojnë grave e vajzave të dalin të pambuluara në publik.

Dëshmitarët okularë thanë se Mahsa Amini u rrah ndërsa ishte brenda një furgoni policie kur ajo u kap në Teheran të martën.Policia i ka mohuar akuzat, duke thënë se Amini “papritur kishte pësuar një problem me zemrën”. Por familja  e të resë thotë se ajo ishte një grua e re e shëndetshme gjë që nuk e shpjegon një problem të papritur të zemrës.

ata u informuan se ajo ishte dërguar në spital disa orë pas arrestimit të saj dhe familja tha se ajo kishte qenë në koma përpara se të vdiste të premten.

Policia e Teheranit tha se Amini ishte arrestuar për ” edukim” në lidhje me hixhabin, shaminë e cila është e detyrueshme për të gjitha gratë.

Vdekja e saj vjen pas raporteve në rritje për akte represive kundër grave, duke përfshirë ato që gjykohen se nuk janë në përputhje me kodin islam të veshjes.

Shumë iranianë, përfshirë individë pro-qeveritar, tani po shprehin zemërimin e tyre në platformat e medieve sociale në lidhje me vetë ekzistencën e të ashtëquajturës policisë së moralit.

Në mediet sociale janë shfaqur video që shfaqin oficerët e kësaj patrulle që i ndalojnë gratë, i tërheqin zvarrë në tokë dhe i largojnë me forcë kur ato nuk janë të mbuluara.

Top Channel