Godina e kompanisë Telekon në Changsha të Kinës është përfshirë thuajse e gjitha nga flakët këtë të premte pasdite.
Sipas raportimeve paraprake, brenda ndërtesës ka qindra punonjës që rrezikojnë jetën, ndërkohë që zjarri ka marrë përmasa kolosale.
Tym dhe flakë të mëdha, përfshinë ndërtesën që u dogj shumë shpejt. Changsha, kryeqyteti i provincës Hunan, ka një popullsi prej rreth 10 milionë banorë.
This afternoon, the building of China Telecom building in Changsha长沙caught fire, no casualties reported yet, stay safe everyone! 🙏 pic.twitter.com/QNnezk2Mxk
— China in Pictures (@tongbingxue) September 16, 2022
Ndërtesa 218 metra e përfunduar në vitin 2000, ndodhet pranë një unaze kryesore, sipas medieve vendase.
Zjarret vdekjeprurëse janë të zakonshme në Kinë, ku zbatimi jo korrekt i rregullave të ndërtimit mund ta bëjnë të vështirë për njerëzit që të largohen nga ndërtesat që përfshihen nga flakët. Vetëm një muaj më parë një zjarr që përfshiu një shkollë, vrau 18 persona në provincën e Henan.
Sep 16: the China Telecom tower in Hunan’s provincial capital Changsha is engulfed in fire and smoke Friday afternoon…
1/n pic.twitter.com/OwqQByqEYV
— Byron Wan (@Byron_Wan) September 16, 2022
Top Channel