Mallra kontrabandë me vlerë 1 250 000 lekë që që do të shiteshin online janë sekuestruar në Lezhë.
Gjatë operacionit policor të koduar “Online” u arrestuan A. D., 35 vjeç dhe A. K., 38 vjeç, të dy banues në Kukës.
Sekuestrohen mallrat e kontrabanduara që dyshohet se po transportoheshin nga të arrestuarit, me qëllim shitjen e tyre online.
35-vjeçari u arrestua pasi në vendin e quajtur “Skuraj”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip furgon që drejtonte janë gjetur mallra dhe artikuj të ndryshëm ushqimorë dhe industrialë, me vlerë totale rreth 1 000 000 lekë të rinj pa ffaturë tatimore.
Kurse 38-vjeçari u arrestua në aksin rrugor “Milot – Rrëshen”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip furgon që drejtonte janë gjetur dhe sekuestruar mallra dhe artikuj ndërtimi dhe duralumini, me vlerë totale rreth 250 000 lekë të rinj, për të cilat ai nuk ishte i pajisur me faturë tatimore.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kontrabandës me mallra të ndryshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Online”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:
A. D., 35 vjeç, banues në Kukës, pasi në vendin e quajtur “Skuraj”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip furgon që drejtonte janë gjetur dhe sekuestruar mallra dhe artikuj të ndryshëm ushqimorë dhe industrialë, me vlerë totale rreth 1 000 000 lekë të rinj, për të cilat shtetasi A. D. nuk ishte i pajisur me faturë tatimore;
A. K., 38 vjeç, banues në Kukës, pasi në aksin rrugor “Milot – Rrëshen”, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip furgon që drejtonte ky shtetas, janë gjetur dhe sekuestruar mallra dhe artikuj të ndryshëm ndërtimi dhe duralumini, me vlerë totale rreth 250 000 lekë të rinj, për të cilat 38-vjeçari nuk ishte i pajisur me faturë tatimore.
Nga veprimet hetimore, rezulton se këta shtetas tentonin t’i transportonin mallrat e kontrabanduara me qëllim tregtimin e tyre online”, sipas policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjera, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve”.
Top Channel