Iu gjetën lëndë narkotike në makinë dhe banesë, arrestohet 31-vjeçari në Korçë, procedohet penalisht kushëriri i tij

25/06/2026 13:24
foto ilustruese

Policia e Korçës ka finalizuar një operacion ku në përfundim të tij, ka vënë në pranga një 31 vjeçar ndërsa është proceduar në gjendje të lirë kushëriri i tij 28 vjeçar.

Sipas të dhënave, mësohet se forcat e policisë kanë ushtruar kontroll në një automjet ku ndodheshin dy të rinjtë dhe ka rezultuar se brenda kishte një sasi lënde narkotike kokainë dhe cannabis sattiva.

Mjeti i përkiste 31 vjeçarit i cili ishte dhe drejtues ndërsa në banesën e këtij të fundit u gjet edhe një sasi tjetër lënde narkotike cannabis sattiva.

Në përfundim të veprimeve, policia e juglindjes bëri arrestimin e drejtuesit dhe procedimin në gjendje të lirë të pasagjerit 28 vjeçar pasi ju gjet një sasi e vogël lënde narkotike në banesë.

Nga ana e grupit hetimor vijojnë veprimet e mëtejshme për këtë rast.

Top Channel