Shqipëria Live/ “Spiropali pro protestës? Ajo nuk ishte në mbledhje”, Braçe për tubimet: Kur merr vendime për një brez të tërë, duhet t’i pyesësh njerëzit

25/06/2026 13:18

I ftuar në “Shqipëria Live”, deputeti socialist, Erion Braçe, foli edhe për mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS dhe gjithashtu për protestat në Tiranë.

Ai u shpreh se ai dhe disa kolegë të tij folën për protestën në mbledhje, ndërsa u shpreh se njerëzit në tubim dalin sepse kërkojnë të marrin vendime për të ardhmen e tyre.

“Në mbledhjen e grupit unë dhe 2-3 kolegë e dhamë mendimin tonë për protestën. Spiropali? Ajo nuk ishte në mbledhje. Marjana Koçeku? Nuk e kam dëgjuar që të flasë në Grupin Parlamentar.

Një pjesë e atyre njerëzve janë aty se nuk i ka përfillur kush. Një pjesë e atyre njerëzve nuk e pranojnë dot. Është më e madhe se një shtëpi. Po merr vendime për një brez të tërë. Duke i thënë që kjo do jetë jeta juaj pas 15 vitesh, atëherë normal që do e pyesësh. Një pjesë e atyre e njerëzve kanë parë vuajtjet e gjyshërve, prindërve. Ata duan një jetë të ndryshme nga jeta e gjyshes, gjyshit, babait dhe nënës. Është një jetë që duhet ta ndërtojnë vetë, bashkë me vendimmarrësit dhe vendimmarrësit bashkë me ta. E thashë në mbledhje. Nuk isha dakord që atje kishte një rrahje banale. Atje kishte më shumë se kaq”, u shpreh Braçe.

Top Channel