Protestuesja burgoset dy vjet për tallje ndaj mbretëreshës në Tailandë (fotot)

15/09/2022 15:55

Një aktiviste në Tailandë e akuzuar se ofendoi mbretëreshën e vendit duke veshur një fustan tradicional në një protestë kundër monarkisë, është dënuar me dy vjet burg.

Jatuporn Saeoueng kishte veshur një fustan rozë në një paradë satirike mode në Bangkok ndërsa një shoqerues i saj plotësonte satirën duke i mbajtur një çadër mbi kokë, teksa ecte në tapetin e kuq në kryeqytet.

Dje ajo u dënua me tre vjet burg dhe u urdhërua të paguante gjobë 1,000 baht ($30).

Dënimi i saj u reduktua shpejt në dy vjet burg por grupet e të drejtave dënonin trajtimin e çështjes nga autoritetet, të cilët e shpallën gruan fajtore për “tallje ndaj monarkisë”.

Grumbullimi në fjalë ishte organizuar në kontrast me një spektakël mode në nder të bijës së mbretit Maha Vajiralongkorn, Princeshës Sirivannavari Nariratana.

Por megjithë pretendimet e Jatuporn se ishte veshur “për qejfin e saj” veprimet e saj ranë në kundërshtim me ligjet e ashpra në mbrojtje të monarkisë në Tailandë.

Protestuesit më pas ishin ulur përtokë në stilin siç  kërkon kultura tradicionale tailandeze në prezencë të një anëtari të familjes mbretërore.

Një demonstratë e ngjashme kishte shkaktuar një valë protestash në vitin 2020-21 ku kërkoheshin zgjedhje të lira dhe reformë të monarkisë.

Mbreti 70 vjeçar i vendit i cili është martuar tre herë, tha asokohe se protestat janë të mirëpritura dhe se kërkesave duhet t’i jepet vëmendje.

FOTO GALERI
3/3
Ngjyrat e veshura shpesh nga mbreteresha e vendit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA