Pedagogët: Na rrisni pagat/ Organizohen në gjithë vendin në prag të nisjes së vitit akademik

15/09/2022 15:51

Kriza e rritjes së çmimeve ka edhe arsimin. Lush Susaj, prej 22 vitesh punon si pedagog në UBT, botimet e shumë shkencore nuk i kanë siguruar atij një pagë të mirë.

Për këtë arsye profesori sot iu bashku protestës së pedagogëve përballë Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

“Unë jam profesor doktor, jam autor i 32 librave. jam bashkëautor i dy teksteve universitare me Universitetin e Prishtinës, tekste që janë njësuar. Kam marrë pjesë në 97 konferenca. Unë nuk arrij dot të shkoj në konferenca ndërkombëtarë të përfaqësoj Shqipërinë pasi me 800 euro unë duhet të paguaj biletën e avionit udhëtimin pasi këto nuk na kompenson kurrkush, mua 800 euro nuk më dalin për familjen time dhe makinën”.

Sipas kreut të sindikatës së punonjësve të universiteti, Sandër Kovaci  prej 18 vitesh pagat pedagogëve nuk kanë ndryshuar. Për këtë arsye në datën 29 gusht sindikata i ka dorëzuar kryeministri Edi Rama, dhe ministres së arsimit peticionin me 9 kërkesa ekonomike.

“Po protestojmë sepse stafet akademike është nëpërkëmbur nga an ekonomike që në vitin 2004 ka rritje pagash serioze. kërkojmë ti afrohemi universitetit të Kosovës, ata marrin plus 50% më shumë se sa ne”, thotë Sandër Kovaçi.

Në pikën tre të peticionit kërkohet rivendosja e shtesave mbi pagën për “ Dëmshmëri  shëndeti në punë.”

“Unë jam laborant në katedrën  e kimisë analitikë, e para është heqja e dëmshmërisë, unë punoj në një vend ku ka 1 ton kimikate që janë të dëmshme për shëndetin tim. Nuk e kuptoj pse u hoq”.

Por që të kemi mjekë dhe inxhinierë të aftë në të ardhmen, studentëve nuk u mjaftojnë vetëm dija që marin në auditorë, pedagogët kërkojnë ngritjen e laboratorëve shkencorë.

“Infrastrukturë do të thotë mbështetje me bazë laboratorike dhe kërkimeve shkencorë. Unë jam pedagog në UBT në Fakultetin Mbrojtjen e Pyjeve,dhe ne pa pyllin jemi të shkëputur nga puna jonë. Ka vite që nuk paguhen shërbimet dhe dietat për praktikën. Studentët duhet të dalin në pyll që të jenë nëse inxhinierë të mirë”.

Protestë pati edhe në universitetin e Korçës dhe Shkodrës. Ku mbi 80% e stafit ka firmosur peticionin i cili paralajmëron e në rast të mospërmbushjes së 9 kërkesave do të ketë bojkot të procesit mësimorë.

Nëse qeveria nuk reagon, pedagogët pas protestave paralajmërojnë grevën.

“Do të ndodhi kjo që do të vazhdojmë grevën në datën 5 tetor të Universiteti Politeknik, më pas në datën 17 tetor përsëri. “

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA