Pjesë e grupit që trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, ekstradohet nga Spanja Eralbi Breçani Gjashtë persona janë plagosur pasi makina me të cilën po udhëtonin në Nartë të Vlorës humbi kontrollin duke u përplasur me shtyllën.
Familja me dy fëmijë të mitur 7 dhe 15 vjeç dhe dy të afërm po udhëtonte me taksinë tip “Mercedes”, e cila ka dalë nga rruga.
Të plagosurit morën trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Vlorës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i makinës ishte kryefamiljari, i cili po udhëtonte me gruan e dy fëmijët e mitur dhe dy persona të tjerë, L. P., 76 vjeç dhe E. P., 63 vjeçe.
Nga përplasja e fortë me shtyllën, makina është dëmtuar shumë në pjesën e përparme dhe në anën e djathtë.

Sipas të dhënave të fundit, rezulton se drejtuesi ishte i dehur. Pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se ai po drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.987 mg/l.
Ai është arrestuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
“Në vijim të veprimeve, në lidhje me aksidentin e ndodhur gjatë ditës së sotme, në fshatin Nartë, ku shtetasi S. D, duke drejtuar automjetin tip “Benz” (taksi), në të cilën udhëtonte me bashkëshorten, 2 fëmijët e tij dhe 2 të afërm të tjerë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, ka humbur kontrollin e automjetit dhe si pasojë është përplasur me një shtyllë, ju informojmë se: Nga specialistët për Qarkullimin Rrugor në DVP Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” i shtetasit S. D, 54 vjeç, banues në Vlorë, i cili pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.987 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.
Top Channel