BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor: presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, insistoi përpara PE-së që vendet e rajonit ashtu si edhe Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia, të bëhen pjesë e familjes europiane, sepse pa këto vende tha ajo, “unioni ynë nuk do të jetë i kompletuar”.

Në fjalimin e saj vjetor përpara parlamentit europian, Von der leyen insistoi se mënyra më e shpejtë për të zgjeruar sundimin e demokracisë, është duke i forcuar lidhjet me shtetet demokratike në kontinentin e vjetër.

“Kjo fillon me ato shtete që tashmë janë në rrugë drejt unionit tonë. Ne duhet të jemi në anën e tyre në secilin hap të kësaj rruge, sepse rruga drejt demokracisë së fuqishme dhe rruga drejt Bashkimit Evropian është e njëjtë.

Prandaj, dua që njerëzit në Ballkanin Perëndimor, në Ukrainë, në Moldavi dhe në Gjeorgji ta dinë: ju jeni pjesë e familjes sonë, e ardhmja e juaj është në union dhe unioni ynë nuk është i kompletuar pa ju”, ishte komenti i saj. më tej, kryetarja e KE-së theksoi edhe një herë se sanksionet e bllokut ndaj Rusisë, nuk do të hiqen, ndërsa në sallë ishte e pranishme edhe zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska.

“Dua ta bëj të qartë, sanksionet janë aty për të qëndruar. Është koha për vendosmëri, e jo për të kënaqur palët. Kjo duhet të jetë shumë e qartë për të gjithë”, tha Von der Leyen.

Zyrtarët e Bashkimit Europian kanë dhënë shenja se synojnë të vendosin një çmim tavan për gazin rus, pavarësisht kërcënimeve të Moskës se mund të ndalojë furnizimet në rastin e një vendimi të tillë. Rusia tashmë ka ndërprerë pjesërisht apo plotësisht furnizimet me gaz për 13 vende anëtare të BE-së, të cilat përdorin energjinë ruse për të ngrohur shtëpitë, për të prodhuar energji elektrike e për të mbajtur në funksion fabrikat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA