Reperja 29-vjeçare, emri i vërtetë i të cilës është Belcalis Marlenis Almanzar u kthye në lagjen Morris Heights në Brooklyn, ku kishte ndjekur shkollën fillore.
Ajo jo vetëm që i befasoi nxënësit me paraqitjen e saj atje, por gjithashtu i dhuroi shkollës një shumë të madhe prej 100 mijë dollarësh. Ardhja e saj në shkollë u regjistrua nga një mike e gazetares së NBC në New York, Kay Angrum, e cila tha se ishte mësuese në shkollë.
HAPPENING NOW: Cardi B announces she’s donating $100K to I.S. 232 in the Bronx, where she used to be a student. @NBCNewYork #nbc4ny pic.twitter.com/2w597RKWhz
— Kay Angrum (@kayangrum) September 13, 2022
Videoja tregon reperen, e veshur me një fustan të shkurtër të kuq duke mbërritur në shkollë dhe duke përshëndetur grupet e studentëve që brohorisnin për të. Ajo reflektoi për kohën e saj në shkollë, duke zbuluar se shumë nga mësuesit ishin treguar të ashpër ndaj saj.
“Shumë nga mësuesit ishin vërtet të ashpër me mua sepse panë diçka tek unë. Isha si një fëmijë i keq, por isha shumë e veçantë për shumë prej këtyre mësuesve dhe i mbaj ende në zemrën time”.
Ndërsa paraqitja e saj në shkollë ishte e planifikuar, donacioni prej 100 mijë dollarësh me sa duket i kapi të gjithë në befasi, sipas Departamentit të Arsimit të qytetit të New Yorkut. Kancelari i shkollave David Banks në një deklaratë të dhënë për mediat, u shpreh se:
“Ne jemi të emocionuar të mirëpresim Cardi B në shtëpi në I.S.232 në Bronx dhe jemi shumë mirënjohës për kontributin e saj bujar. Angazhimi i Cardi B prej 100 mijë dollarësh për artet do t’i ndihmojë fëmijët e shkollës të ngjiten në lartësitë e tyre më të mëdha”.
Paraqitja e Cardi B erdhi vetëm disa ditë pasi u shfaq në një shkollë tjetër në Queens në një ngjarje për Zhvillimin e Kapaciteteve të Komunitetit. Organizata ndau një video të saj duke folur në këtë ngjarje për edukimin e saj dhe duke ndarë aftësitë që do të dëshironte të kishte kur ishte duke u rritur./ Top Albania Radio