“Erdhi në Skoci për të vdekur këtu”, britanikët i bëjnë homazhe Mbretëreshës

13/09/2022 11:59

Mijëra britanikë që po kërkojnë t`i bëjnë nderimet e tyre të fundit mbretëreshës Elizebetë, u është thënë të përgatiten për radhë të gjata.

Karlit të Tretë iu bashkuan dhe vëllezërit e motra e tij, Princat Andrew dhe Edward, dhe Princesha Anne, teksa qëndronte në krah të arkëmortit të të ëmës, të vendosur në Katedralen St. Giles në Edinburg të Skocisë. Katedralja qëndroi e hapur gjatë gjithë natës, sipas udhëzimeve të lëshuara nga qeveria skoceze.

Trupi i mbretëreshës Elizabeth u zhvendos në Edinbourgh nga Kështjella Balmoral në Skoci, drejt së cilës ajo vetë kishte insistuar të udhëtonte vetëm pak përpara se të ndërronte jetë.

“E dinte se nuk do të kthehej më prej andej, por atje deshi të vdiste”, thotë një ekspertja e çështjeve  mbretërore, Katie Nicholl. Në vitet e shkuara, mbretëresha shihej shpesh në këto fshatra të largëta skoceze. Ajo e donte këtë rajon dhe banorët e tij, ia kthenin atë dashuri.

Royal News - Latest Photos & Exclusives from The Royals | HELLO!

“Erdha këtu për t`i bërë nderimet e mia një gruaje që ia kushtoi jetën vendit të saj, ia kushtoi njerëzve të vet, deri në fund. Një gruaje që e donte atdheun e vet, që e donte Skocinë, dhe që erdhi këtu për të vdekur”, tha Priscilla Bowmaker, gjyqtare.

“Është një moment shumë i trishtuar, e në të njëjtën kohë, edhe mjaft domethënës në histori. Thjesht ndjeva se ishte, në mënyrën time të vogël, një mënyrë për t’i bërë nderimet e mia mbretëreshës sonë të vdekur dhe gjithashtu djalit të saj, mbretit tonë të ri”, u shpreh Christopher Pryse, pensionist.

Nga Edinburgu, do të dërgohet më tej në Londër ku përgjatë ditëve në vijim, publiku do të ketë mundësinë të bëjë homazhe gruas që e mbajti fronin britanik për shtatë dekada.

Së pari në Pallatin Buckingham, dhe më pas – në një procesion publik të udhëhequr nga djali i Elizabethës, mbreti Karl III, në sallën Westminster të shekullit të njëmbëdhjetë. Salla do të jetë e hapur 23 orë në ditë për vizitorët dhe do të ruhet nga ushtarë të Shtëpisë Mbretërore.

Dhjetëra mijëra njerëz pritet të udhëtojnë atje për të bërë nderimet e tyre. Funerali është caktuar të hënën, në 19 shtator, në Westminster Abbey. Më pas arkivoli do të dërgohet në Windsor ku prehet bashkëshorti i mbretëreshës, Princi Philip për ceremoninë e varrimit.

Royal Family: Latest news, features and insights - The Telegraph

Top Channel