Besniku i fshatit/ E gjithë familja punon në fermë, më i vogli është 12 vjeç e më i madhi 78 vjeç

13/09/2022 12:18

Familja Hadëraj nga fshati Picar i bashkisë Selenicë merret me blektori prej shumë vitesh dhe në fermë janë angazhuar të gjithë anëtarët ë familjes, nga më i vogli që është vetëm 12 vjeç deri tek më i madhi Mithati 78 vjeç.

Familja Hajdari menaxhon 60 lopë dhe prodhohen rreth 700 litra qumësht çdo ditë. Qumështin e dërgon në spitalin e Vlorës, por dhe biznese të qytetit.

Familja Hadëraj tregon se nuk është e lehtë të çosh përpara një fermë në ditët e sotme, pasi mungojnë shumë elementë. mungon uji i pijshëm, rruga e shtruar deri në fermë.

Edhe nipi i Mithatit, Makejdi që është 27 vjeç ka zgjedhur të punojë në fermë me lopët, ndryshe nga sa bëjnë bashkëmoshatarët e tij, që largohen nga fshati në kërkim të një jete më të mirë.

“Mund të them që jam i vetmi këtu. Më pëlqen t’i ndihmoj prindërit dhe të rri afër tyre”, tha ai.

Top Channel