Dita e parë e vitit të ri shkollor ka sjellë trafik të rënduar në disa zona të kryeqytetit.

Duket se prindërit kanë vendosur që në ditën e parë të shkollës t’i shoqërojnë fëmijët e tyre me makinë, por kjo ka sjellë paralizimin e qarkullimit në disa zona të Tiranës.

Në hyrje të qytetit, në zonën Kthesa e Kamzës është dashur ndërhyrja e shumë mjeteve policore me qëllim zhbllokimin e trafikut.

Trafik i rënduar është paraqitur edhe në zona të tjera të rëndësishme të kryeqytetit.

FOTO GALERI
4/29

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA