U dënua me 15 vite burg, arrestohet në një lokal në Borsh Moisi Habilaj, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie Sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS ka shkaktuar probleme të theksuara në lëvizjen e shtetasve shqiptarë dhe të huaj edhe në vendkalimin kufitar detar më të madh në vend.
Që prej mbrëmjes së djeshme sistemi është bllokuar edhe hyrja e dalja e njerëzve nga kjo pikë kufitare i është kthyer metodës së vjetër, asaj të regjistrimit manual të personave që lëvizin mes dy brigjeve të Adriatikut.
Problem në këtë pikë mbetet verifikimi i hyrje-daljeve të personave të dyshimtë, veçanërisht atyre në kërkim gjatë kësaj periudhe që sistemi është jashtë funksionit.
Sulmi ndaj sistemit TIMS e ka vështirësuar ndjeshëm procesin e përpunimit të pasagjerëve në këtë drejtim.
Paraditen e së shtunës mbërritën në Durrës rreth 620 persona me tragetet e linjës Bari-Durrës, ndërsa në mbrëmje do të nisen të tjerë udhëtarë drejt Barit me tragetet e linjës, ndërsa nuk dihet ende nëse sistemi do të rikthehet në funksion.
Top Channel