Pamjen të rënda të të pastrehëve që përleshen në kushte të pista në rrugët e San Francisco (fotot)

10/09/2022 18:27

Një video që është duke qarkulluar gjerësisht në rrjetet sociale amerikane, tregon rritjen e mjerueshme të krizës së të pastrehëve në San Francisco, teksa disa prej tyre mundeshin me njëri-tjetrin të shtrirë në trotuaret e qytetit.

Skena shokuese u postua fillimisht nga J. Terrell Allen, i cili tha se kishte rastisur përleshjen e vrazhdë  gjatë një shëtitjeje në zonën SoMa në qytetin kalifornian.

Në videon e postuar dje  shihen dy burra, një prej të cilëve i zhveshur, që munden në trotuarin e mbushur me mbeturina, teksa tjerë njerëz aty, në dukje edhe ata të pastrehë, i shikojnë pa shumë interes.

Por pak më vonë një tjetër person i bashkohet trazirës, duke goditur burrin pa bluzë me një fshesë.

“SOMA nuk është një zonë e sigurtë. Ja çfarë ndodh këtu,” shkruante Allen.

Më tej ai shtonte me ironi: “Më pëlqen të dal për shëtitje të gjata në këmbë në lagjen time. Më pëlqen shumë era e drogave dhe e jashtëqitjes,  e mrekullueshme, San Francisco.”

Ndërkohë mes kaosit në video, një burrë fut një palë këpucë në qese plastike dhe largohet.

Më pas një burrë me një motor elektrik afrohet para dy personave që përleshen dhe ata duket se ndalojnë.

San Francisco, qyteti me 800,000 banorë sipas censusit të vitit 2020, ka të paktën 20,000 të pastrehë që jetojnë në rrugët e qytetit, shkruan rrjeti vendas  San Francisco Chronicle report.

FOTO GALERI
1/3
Skena shokuese u postua fillimisht nga J. Terrell Allen, i cili tha se kishte rastisur përleshjen e vrazhdë gjatë një shëtitjeje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA