Një modele e re e rrjeteve sociale me më shumë se 1 milionë ndjekës është arrestuar e akuzuar se qëlloi disa herë me thikë të dashurin e saj adoleshent.
Incidenti shokues ndodhi pak pasi modelja e njohur si Michelle Melody, 20 vjeçe, postonte në rrjet komente duke treguar sesa “e keqe” ishte.
E reja u arrestuar të mërkurën për plagë të rënda të shkaktuara ndaj të dashurit të saj 19 vjeçar një javë më parë, tha prokurori i krahinës zvicerjane Thurgau, për mediat vendase.
I dashuri i Melody, i cili nuk është emëruar publikisht, u dërgua me urgjencë në spital.
E reja me më shumë se 1 milionë ndjekës në rrjetet sociale është parë në fotot e fundit duke bërë banjo dielli në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Prokurori nuk cilësonte se çfarë thike ishte përdorur në sulmin në fjalë.
Në postimin e saj të fundit në Instagram më 28 gusht, modelja publikonte një foto të vetes me komentin: “Ai më pyeti nëse jam e keqe, dhe unë i thashë se jam më e keqja.”
Postimi i saj i fundit në TikTok ishte bërë më 30 gusht.
Top Channel