Paratë, pullat, himni, flamujt: Si ndryshojnë pas Elizabetës simbolet mbretërore!

09/09/2022 14:07

Kur George VI vdiq në gjumë në Sandringham mëngjesit e 6 shkurtit të vitit 1952, vajza e tij e madhe, Elizabeta, u bë menjëherë mbretëreshë.

“I njëjti proces, thotë the Guardian duke cituar profesorin e së drejtës Kushtetuese në King’s College në Londër, Robert Blackburn, ndodh tani me vdekjen e saj dhe marrjen e fronit nga Charles i Tretë. Por pas mbretërimit rekord të Elizabetës, heqja e emrit, imazhit dhe ikonografisë së saj nga struktura e jetës kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar dhe në të gjithë Komonuelthin do të marrë shumë më tepër kohë. Ka disa gjëra që duhet të ndryshojnë, duke nisur me flamujt.

Që nga flamujt që valëviten përpara stacioneve të policisë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar deri tek ato standart të përdorur në një anije detare kur një gjeneral është në bord, mijëra të tillë do të duhet të zëvendësohen. Regjimentet ushtarake valëvisin “ngjyrat e mbretëreshës”, shumë prej të cilave janë të zbukuruara me një EIIR të qëndisur në ngjyrë të artë; flamuri i shërbimit të zjarrfikëseve përmban inicialet e saj jo vetëm në Angli, por edhe në vende të tjera ku monarku mbetet kryetar shteti përfshirë Australinë, Kanadanë dhe Zelandën e Re. Janë miliarda paundë kartmonedha në qarkullim me portretin e Mbretëreshës mbi to.

Zëvendësimi i tyre me alternativa që paraqesin kreun e ri të monarkisë, ka të ngjarë të zgjasë të paktën dy vjet. Një nga ndryshimet më të drejtpërdrejta, në teori, do të jetë ndryshimi i fjalëve të himnit kombëtar nga “Zoti ruaj mbretëreshën tonë të hirshme” në “Zoti ruaj mbretin tonë të hirshëm” – megjithëse mund të duhet kohë përpara se turmat e njerëzvë të arrijnë ta këndojnë versionin e ri me besim. Ndryshime do të ketë edhe për urdhëresat e zbatuara nga më shumë se 600 biznese që kanë një histori të furnizimit të familjes mbretërore, ndërsa edhe pullat po kështu do të duhet të përdorin imazhin e monarkut të ri.

Top Channel