Kosova do të ketë mbështetjen e plotë të Malit të Zi në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO e BE.

Nga Prishtina, ku u prit me një ceremoni shtetërore prej homologut të tij kosovar, Armend Mehaj, ministri malazez i mbrojtjes Rasko Konjevic përcolli përkrahjen e plotë të vendit të tij pr aspiratat e Kosovës që të bëhet pjesë e nismave rajonale.

“Këto takime ishin dhe një mundësi për të shkëmbyer mendime mbi çështjet aktuale në rajon. Unë ritheksova vendosmërinë e Malit të Zi se sido qëtë mundet do ta mbështesë Kosovën në përpjekjet për integrim euro-atlantik apo për të avancuar statusin e saj. Ne besojmë se përmes këtij lloji të bashkëpunimit rajonal do të vendoset edhe një bashkëpunim shtesë, politik dhe i sigurisë dhe të dërgohet një mesazh se ka një vizion të përbashkët, i cili është që ky rajon të bëhet  pjesë e Bashkimit Europian.”

Komentet e tij ishin një përgjigje ndaj kërkesës së ministrit kosovar të mbrojtjes për mbështetjen e Podgoricës që Kosova të bëhet sa më shpejtë anëtare e plotë e Kartës së Adriatikut, iniciativë kjo e nisur në vitin 2003 nga vende që asokohe ishin  për t’u anëtarësuar në NATO, si Shqipëria, Kroacia e Maqedonia e Veriut, e njohur si A-3, e që pesë vite më vonë iu bashkuan edhe Mali i Zi e Bosnja Hercegovinaduke e shndërruar në iniciativën A-5.

Sipas Mehajt, thellimi i vazhdimit të këtij bashkëpunimi do të lehtësojë efikasitetin e të dy palëve si dhe aftësitë e përballjes me kërcënime të njëjta për to e mbarë rajonin.

Top Channel