Motorët elektrikë janë shumë më efikas se motorët me benzinë dhe naftë, por problemet lindin gjatë karikimit.

Humbjet e energjisë të motorëve me benzinë dhe me naftë janë mjaft të mëdha dhe kjo i referohet kryesisht energjisë termike. Por edhe makinat elektrike nuk janë pa humbje. Motorët elektrikë janë shumë më efikas, por problemet lindin gjatë karikimit. Konsumi i makinave elektrike nuk konsiston vetëm në energjinë elektrike që harxhon automjeti për lëvizje gjatë ngasjes.

Gjithashtu, duhet të keni parasysh të ashtuquajturat humbje të karikimit, pra energjinë elektrike që paguhet gjatë karikimit, por që nuk arrin në baterinë e makinës. Kjo humbje nuk është e njëjtë për të gjitha automjetet. Ekspertët nga Auto Club Austriak (ÖAMTC) analizuan katër modele automjetesh dhe rezultati tregoi se humbjet gjatë karikimit të makinave elektrike mund të jenë deri në 10%.

Humbjet e karikimit ndodhin në pika të ndryshme të zinxhirit midis stacionit të karikimit, kabllos së karikimit dhe automjetit dhe pjesa më e madhe humbet kur konvertohet AC nga rrjeti në DC për bateritë. Sipas studimit, kjo është një nga arsyet pse karikuesit DC të sektorit publik priren të kushtojnë më shumë se karikuesit AC. Top Albania Radio shkruan se operatorët e karikuesit DC përfundimisht do t’i kalonin humbjet e konvertimit tek klienti fundor përmes një çmimi më të lartë.

Gjatë karikimit me rrymë alternative, shndërrimi i nevojshëm bëhet vetëm në automjet, në të ashtuquajturin karikues në bord (OBC). Sipas studimit, ato humbje në OBC ishin rreth 7 deri në 9%, në varësi të cilësisë dhe efikasitetit të karikuesit të automjetit. Nëse merret parasysh i gjithë zinxhiri i humbjeve në proces, studimi tregon se ka humbje karikimi prej rreth 10% kur ngarkohet me rrymë alternative.

Gjatë karikimit me rrymë alternative, Peugeot pësoi përqindjen më të lartë të humbjeve të karikimit, 4.59 kWh që përbën 9.92%. Hyundai humbi 8.79% (6.68 kWh), VW 8.25% (4.84 kWh), ndërsa karikimi Tesla Model 3 ishte më efikasi me një humbje prej 6.69% (në 4.84 kWh). Hyundai ishte më efikasi në përgjithësi kur bëhej fjalë për karikimin DC. Humbja në anën e karikuesit ishte 5.66% dhe ajo e makinës 0.41%. Tesla ishte e dyta këtu me 6.09% ose 0.46%, VW ishte e treta me më shumë me 8.07% në anën e rrjetit dhe 2.55% në anën e makinës dhe Peugeot ishte gjithashtu i fundit këtu me një humbje prej 9.02% në stacionin e karikimit dhe 3.56% në vetë makinën.

Top Channel