Bota në zi! Ndërron jetë Mbretëresha Elisabeth II, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike

09/09/2022 07:30

Monarkja më jetëgjatë e Mbretërisë së Bashkuar mbylli sytë përgjithmonë sot në një të enjte me shi dhe qiell të ngrysur, një ogur i keq që sinjalizoi ndarjen nga jeta të një prej figurave mbretërore më të dashura për britanikët dhe jo vetëm.

Mbretëresha Elisabeth II, 96 vjeç dha frymën e fundit në pallatin Balmoral, një nga më preferuarit e saj, dhe vendet ku ajo kishte qëndruar më shumë veçanërisht tre vitet e fundit.

Familja e saj u gjend pranë saj menjëherë, qëkur pallati Buckingham në një deklaratë të pazakontë lajmëroi se shëndeti i saj nuk ishte i mirë dhe duhej të mbikëqyrej vazhdimisht nga mjekët.

Në një deklaratë Buckingham Palace tha: Mbretëresha vdiq paqësisht në Balmoral këtë pasdite. Mbreti dhe bashkëshortja e tij do të qëndrojnë në Balmoral këtë mbrëmje dhe do të kthehen në Londër nesër.

Princi Charles i cili është tashmë mbreti i ri, ishte ndër të parët që mbërriti në kështjellën Balmoral në Skoci, për t’u ndjekur më pas nga gjithë mbretërorët e tjerë.

Tani trishtim dhe lot shihen në sytë e të gjithëve, me qindra vetë ishin mbledhur prej orësh jashtë pallatit Buckingham të shqetësuar për shëndetin e mbretëreshës së tyre, që tashmë nuk do të jetë më mes tyre.

Që prej vitit 1952, ajo ka kaluar shtatë Papë, 14 presidentë amerikanë dhe 15 kryeministra britanikë, ndërsa ka pasur vetëm një monark britanik.

Mbretëresha Elisabeth II ka mbretëruar për 70 vjet, më gjatë se çdo monark britanik në histori dhe çdo monark aktual në botë, ndërsa ishte  ishte vetëm 25 vjeç kur u ngjit në fron.

Tashmë me ndarjen e saj nga jeta, Princi i Uellsit i cili është djali më i madh i Mbretëreshës qëndron i i pari në radhën e fronit, ai do të kurorëzohet mbret me ndarjen nga jeta të monarkes.

Më 29 korrik 1981 ai u martua me Lady Diana Spencer, e cila u bë Princesha e Uellsit. Çifti kishte dy djem, William dhe Harry. Ata u ndanë më vonë dhe martesa e tyre u zgjidh në vitin 1996.

Më 31 gusht 1997, princesha u vra në një aksident automobilistik në Paris. Princi Charles u martua me Camilla Parker Bowles më 9 prill 2005.

Një ditë pas vdekjes së mbretëreshës parashikohen të zhvillohen disa formalitete, duke përfshirë mbledhjen e parlamentit me mbretin e ri, djalin e Mbretëreshës Elizabeth, Charles, pas kësaj puna parlamentare gjithashtu do të pezullohet për 10 ditë.

Në ditën e dytë pas vdekjes së saj, arkivoli do të kthehet në Pallatin Buckingham.

Në ditën e tretë, Mbreti i ri Charles do të fillojë turneun e tij në Mbretërinë e Bashkuar duke filluar nga Skocia, duke mbërritur në Irlandën e Veriut në ditën e katërt.

Në këtë ditë thuhet se do të ketë një procesion të arkivolit nga Pallati Buckingham në Pallatin e Westminsterit dhe do të ketë një shërbim në Westminster kur të arrijë arkivoli.

Gjatë këtyre ditëve trupi i mbretëreshës do të mbahet në pallatin e Westminsterit.

Në ditën e gjashtë thuhet do të ketë një funeral shtetëror dhe të nesërmen Charles do të udhëtojë në Uells për të marrë një tjetër mocion ngushëllimi në parlamentin e Uellsit dhe për të marrë pjesë në një shërbim në Katedralen Liandaff në Cardiff.

Në ditën e 10 Funerali i mbretëreshës do të bëhet në Westminster Abbey me procesione në Londër dhe Windsor .

Sipas protokollit  mbretëresha do të varroset në memoralin e kështjellës së Mbretit Xhorxh VI.

Mbretëria e Bashkuar do të mbajë gjithashtu një Ditë Kombëtare Zie.

FOTO GALERI
1/56

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA