Forca të shumta policie dhe RENEA pritën mesditën, kur mbaronte afati i lënë nga qeveria për largimin e diplomatëve iranianë, për të hyrë në godinën e ambasadës iraniane.

Nga ky moment, në Tiranë nuk do të jetë më ambasada e Iranit, vendit me të cilin Shqipëria prishi marrëdhënien diplomatike, pasi e akuzon për sulmin kibernetik që ndodhi në muajin korrik në vendin tonë.

Godina është boshatisur. Dokumentet u dogjën gjatë natës, ndërsa diplomatët bashkë me sendet personale u larguan gjatë paradites. Në aeroportin e Rinasit, ata do të kontrollohen imtësisht.

Shqipëria shkëputi të mërkurën marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Kryeministri Edi Rama tha se ka prova të pakundërshtueshme se Irani ka financuar sulmin kibernetik prej të cilit ra pre Shqipëria dy muaj më para. Qeveria dha urdhër ambasadorit dhe të gjithë stafit të ambasadës iraniane të largohen nga Shqipëria brenda 24 orëve dhe afati përfundoi sot në mesditë.

 

FOTO GALERI
1/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA