Ndërron jetë Mbretëresha Elisabeth II, flamuri në Buckingham Palace ulet në gjysmështizë

08/09/2022 20:12

Flamuri britanik në Buckingham Palace është ulur në gjysmështizë, pas vdekjes së mbretëreshës Elisabeth II.

Ndërsa u njoftua lajmi për vdekjen e Mbretëreshës, qindra njerëz u mblodhën jashtë portave dhe disa filluan të qanin.

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar ndërroi jetë në Balmoral në moshën 96-vjeçare, pasi mbretëroi për 70 vjet.

Familja e saj u mblodh në kështjellën skoceze pasi u lajmërua se gjendja e saj shëndetësore nuk ishte e mirë.

Mbretëresha erdhi në fron në vitin 1952 dhe solli ndryshime të mëdha shoqërore.

Me vdekjen e saj, djali i saj i madh Charles, ish Princi i Uellsit, do të udhëheqë vendin në zi si Mbreti i ri dhe kreu i shtetit për 14 mbretëritë e Komonuelthit.

Top Channel