Mbretëresha Elisabeth në gjendje të rëndë, prezantuesi i BBC shfaqet me veshje të zezë

08/09/2022 17:53

Prezantuesi britanik i BBC-së, Huw Eduards është kritikuar pasi u shfaq pak më parë me veshje të zezë, teksa Mbretëresha Elisabeth është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ai u kritikua në rrjet, pasi u shfaq me një xhaketë të zezë, e madje poshtë saj kishte edhe kravatë po në ngjyrë të zezë.

BBC , prej disa orësh, ka ndërprerë rrjedhën normale të programit për të transmetuar lajme ekskluzivisht që lidhen me gjendjen shëndetësore të Mbretëreshës Elizabeth.

BBC e pezulloi programin e tij të rregullt dhe e zëvendësoi atë me mbulim të vazhdueshëm lajmesh të prezantuara nga spikeri Huë Edëards i veshur me të zeza.

Kolegu i tij Alastair Stewart  e kritikoi duke shkruar në Twitter, se  veshja e tij ishte “një lëvizje e gabuar”.

 

Top Channel