Kush shpenzon më shumë se 800 kv/orë energji duke nisur nga 1 tetori do të duhet të paguajë më shumë për energjinë elektrike.

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka sqaruar se çdo kilovat mbi 800 kWh do të paguhet me çmimin e tregut. Çmimi i energjisë do të rritet në 42 lekë (çmimi i sotshëm i tregut) për të gjitha familjet që shpenzojnë mbi 800 kWh, nga 9.5 lekë, që është sot tarifa për gjithë sasinë e energjisë së konsumuar, apo 4.4 herë më shumë. Çmimi i tregut ndryshon dhe nëse energjia në bursa shtrenjtohet më shumë në dimër, mund të jetë edhe më lart.

Ky vendim do të jetë në fuqi deri në 31 dhjetor të këtij viti.

Sipas ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, ky vendim prek vetëm 4% të abonentëve familje, pasi 96% e tyre harxhojnë më pak se 800 kv/orë energji elektrike.

Me këtë plan, qeveria ka një plan të kursejë 100 milion lekë.

Administratori i energjisë në zyra dhe institucione

Një person, që me siguri duhet të jetë kursimtar, do të caktohet në çdo zyrë dhe institucion publik dhe detyra e tij do të jetë përmbushja e qëllimit të qeverisë, për të ulur me 5% konsumin mujor.

Balluku me ekspertët e energjisë, takime ndërgjegjësuese nëpër shkolla.

Ndër të tjera, Balluku tha se qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për kursimin e energjisë. Ajo vetë, ekspertë dhe grpe pune nga OSHEE do të zhvillime disa takime nëpër shkollat e vendit, duke nisur nga data 14 shtator. Edukimi për kursimin e energjisë është shumë i rëndësishëm, u shpreh Balluku.

Duke kujtuar masat drastike të marra nga vendet perëndimore për menaxhimin e krizës energjetike, kryeministri Edi Rama kërkoi ndërgjegjësim, ndërsa tha se “familjarët s’kanë pse të paguajmë për kostot e miliarderëve me pishina dhe vila:

“Kemi mbi 90% konsumatorë familjarë, të cilët konsumojnë rregullisht më pak se 800 kv/h dhe kemi një numër konsumatorësh rreth 6-7% të totalit që konsumojnë më shumë se 800 kv dhe aty bëhet fjalë për konsumatorë familjarë me vila, me pishina, me oborre të gjera, me ndriçim dekorativ e kështu me radhë për të cilët mendojmë se ka ardhur koha që nuk mund të paguajë më buxheti i shtetit dhe nuk mund të paguajnë më taksapaguesit e zakonshëm, prandaj çdo kilovat mbi 800-in do të paguhet me çmimin e tregut dhe me këtë ne synojmë edhe të krijojmë një presion për të ulur konsumin e tepërt të energjisë elektrike në kushte krize”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel