Në një lidhje direkte për emision Top Story, gazetari Top Channel Muhamed Veliu për herë të parë zbuloi se sa është numri diplomatëve iranianë të dëbuar nga vendi ynë.

“Gjatë të gjithë ditës pavarësisht interesit të medias vendase dhe asaj të huaj pyetja sa diplomatë iranian janë dëbuar nga Shqipëria mbeti pa përgjigje. Por ekskluzivisht për Top Story duke iu refuar një burimi mund të raportoj se paraditen e kësaj të enjteje janë dëbuar tre diplomatë iranianë”, raportoi gazetari Muhamed Veliu.

Në lidhjen direkte për Top Story ai theksoi se ditën e djeshme një diplomat iranian ka tentuar të futet në vendin tonë pavarësisht vendimit të qeverisë për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Iran. Atij i është ndaluar hyrja.

Ndërsa për një tjetër diplomat Muhamed Veliu raportoi se një tjetër ishte larguar kohë më parë.

Pra në total janë katër diplomatë të dënuar dhe një i pestë i larguar me dëshirën personale.

Gazetari Muhamed Veliu komentoi edhe rreth këtij personi në foto për të cilin tha se ai është diplomati iranian që drejtoi zbrazjen e ambasadës dhe djegien e dokumenteve.

Top Channel