Ekspertët amerikanë: Irani e sulmoi Shqipërinë si hakmarrje për strehimin e MEK!

08/09/2022 11:56

Dy ekspertë amerikanë të sigurisë, John Holtquist, i kompanisë  “Mandiant”, që merret me ruajtjen e të dhënave të inteligjencës, dhe Amir Rashidi, nga organizata “Miaan”, specialist për censurën iraniane të internetit, sulmet kibernetike dhe prirjet e sigurisë, ndajnë bindjen e plotë se pas sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë qëndron Irani.

Ata pohuan për më tepër për VOA-n se goditja e vendit tonë u bë në formë shpagimi për strehimin e grupit opozitar iranian MEK nga ana e Shqipërisë.

“Në fillim të gushtit kemi nxjerrë një raport ku themi se Irani qëndronte pas sulmit ndaj Shqipërisë. Në atë kohë askush nuk e dinte se kush e bëri sulmin, ndërsa Irani mori masa që sulmi të dukej sikur ishte kryer nga një grup “hakerësh” e jo nga shteti Iranian.”

Sulmi nisi në 15 korrik dhe 7 ditë më vonë, në ekranet e kompjuterave tashmë të bllokuar prej tij, u shfaq mesazhi:“Pse duhet të shpenzohen taksat tona në dobi të terroristëve të DURRËSIT?” duke lënë të kuptohet se rasti kishte të bënte me strehimin në Shqipëri të mijëra pjesëtarëve të grupit muxhahid iranian “MEK” (Mujahedeen-e-Khalq).

“Ka pasur sulme ndaj pompave të gazit, industrisë së çelikut të Iranit në të kaluarën, sulme këto që jo vetëm e dëmtuan sektorin financiar të atyre industrive, por edhe reputacionin e Iranit. Nuk më befasoi fare që Irani deshi të përgjigjet ndaj këtyre sulmeve kibernetike. Shumicën e kohës anëtarët e MEK-ut, jo zyrtarisht, kanë marrë përgjegjësinë për to.”

Holtquist vëren se vendet e vogla anëtare të NATO-s, duket janë vënë në shënjestër të sulmeve kibernetike kohët e fundit, përfshirë atë ndaj Malit të Zi ndërsa shton se duhet kuptuar se kjo luftë nuk bëhet vetëm” . 

Top Channel