Avioni i familjes mbretërore që udhëtoi drejt Mbretëreshës, më i ndjekuri në gjithë botën

08/09/2022 17:05

Avioni privat me anëtarët e familjes mbretërore të Anglisë që u nis nga Northolt drejt Aberdeen për të mbërritur në Balmoral ku ndodhet Mbretëresha, ishte më i ndjekuri në mbarë botën në aplikacionin FlightRadar24.

Në kohën kur u nis avioni rreth një orë më parë, më shumë se 200,000 njerëz  e ndoqën atë online përmes aplikacionit i cili tregon drejtpërdrejtë fluturimet në të gjithë botën.

Ata udhëtuan me njërin nga dy avionët e RAF që përdoren për të transportuar persona VIP si anëtarë të familjes mbretërore dhe ministra të lartë të qeverisë.

Anëtarët e familjes mbretërore sapo mbërritën në Aberdeen, për të vizituar Mbretëreshën Elisabeth.

Pak pas orës 12:30 të pasdites së sotme, Buckingham Palace lëshoi një deklaratë, ku tha se mjekët e Mbretëreshës e kanë marrë atë nën mbikëqyrje mjekësore.

Top Channel