22/12 22:33
Lyoni pësoi humbjen e parë në Ligue 1 këtë sezon përballë Lorientit në transfertë, në sfidën e prapambetur që i përkiste javës së dytë të kampionatit francez.
Në “Stade du Moustoir” vendësit shënuan që në minutën e gjashtë me Le Fee, por skuadra e Lyonit u kundërpërgjigj në të 28-tën me Lacazette. Në të 33-tën Moffi ktheu epërsinë për Lorientin, ndërsa goditjen përfundimtare Lyoni e mori në pjesën e dytë, kur Ouattara realizoi të tretin.
Pas gjashtë vitesh Lorienti arrin të mposhtë Lyonin, duke siguruar fitoren e katërt sezonale, që e ngjit në vendin e pestë.
Top Channel