Gjashtë ligjet e arta të modës thënë nga kryeredaktorja e famshme e “Vogue”!

07/09/2022 14:03

Kryeredaktorja e famshme e revistës “Vogue” Anna Wintour është gjithmonë e veshur në mënyrë perfekte dhe absolutisht të gjitha gratë e adhurojnë stilin e saj.

Sekreti i pamjes së bukur të një prej grave më me ndikim në botën e modës nuk është padyshim te veshjet e shtrenjta, por në një stil shumë të guximshëm.

Këto janë rregullat e saj në veshje për një pamje pa të meta dhe secila prej nesh mund t’i zbatojë shumë lehtë. Njihuni me to:

1. Luaj me ngjyrat, ngjyra është gjithmonë një zgjedhje e mirë

Redaktores së “Vogue” i pëlqejnë printet e theksuara dhe të mëdha që tërheqin vëmendjen. Megjithatë, nëse ajo zgjedh një fustan shumëngjyrësh, ai është gjithmonë një prerje e thjeshtë, klasik dhe pa detaje shtesë.

2. Fundet mbi gju në asnjë mënyrë, një dështim total

Ajo mban gjithmonë funde deri në gju ose poshtë gjurit, sepse ato tregojnë elegancë dhe duken dominuese. Top Albania Radio shkruan se fundet mbi gju nuk janë aspak për shijen e saj.

3. Çdo grua duhet të ketë çizme deri te gjuri

Çizmet prej lëkure deri te gjuri me takë të lartë janë një domosdoshmëri për vjeshtë. Mund të jenë të thjeshta ose jo, por e rëndësishme është të kenë takë. Sipas saj kombinohen shumë bukur me xhaketa dhe pallto.

4. Detajet efektive kombinohen gjithmonë me të zezën

Wintour zgjedh rroba të zeza në bazë të teksturës së pëlhurës, si leshi, kadife apo kamoshi. Në të njëjtën kohë, ajo  rekomandon shtimin e detajeve për të “shpërbërë” tonin e zi.

5. Gjerdanët si pasion

Gjerdanët janë një frymëzim i madh për Anna-n. Ajo vazhdon të tregojë se është më mirë të heqësh dorë nga një palë këpucë dhe në vend të saj të vendosësh një bizhuteri të bukur.

6. Prerje flokësh që nuk njeh modë

Një nga gratë më në modë thekson se kur një grua gjen modelin ideal të flokëve, nuk sheh arsye pse duhet ta ndryshojë atë. Anna gjithashtu u bë e njohur për prerjen e famshme të flokëve që mban prej dekadash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA