Breshkat gjigante të ujit notojnë mes ujërave të shkëlqyeshëm në Qipro

07/09/2022 09:33

Breshka e Gjelbër e Ujit (Celonia Midas) u pa sot duke notuar në ujërat lindore të Qipros, pranë qytetit turistik të  Protaras.

Ishulli mesdhetar i Qipros konsiderohet si vendndodhja e tretë më e rëndësishme për riprodhimin e këtyre breshkave, pas Greqisë e Turqisë.

Breshka e gjelbër e ujit është më e madhja dhe e vetmja herbivore e species së saj.

Këto breshka gjenden në ujërat tropikale e nëntropikale dhe emigrojnë në distanca të largëta mes terreneve të ushqimit dhe atyre të riprodhimit.

Ato ushqehen me alga dhe barishte uji, duke ndihmuar në riprodhimin e shtratit barishtor të detit.

Barishtet e detit të konsumuara nga breshkat treten shpejt dhe llogaritet se kthehen në vlera ushqyese të ricikluara që ndihmojnë në ekosistemin detar.

Prej reduktimit të numrit të tyre breshkat e detit janë shpallur tashmë të rrezikuara. Breshkat e detit nuk mund të tregtohen mes vendeve të Konventës Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara të Florës e Faunës.

Top Channel