Lamtumirë gomone! Shqiptarët tani po futen ilegalisht me jahte në Angli, The Sun infiltrohet brenda grupit të trafikantëve
Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja tronditëse që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kamzë, ku një 55-vjeçare u vetëvar.
55-vjeçarja Shahe Lika, nënë e 5 fëmijëve, ka varur veten në Frutikulturë të Kamzës pas debateve të vazhdueshme me bashkëshortin Shefqet Lika, i cili e dhunonte pasi konsumonte alkool dhe ishte xheloz.
Konfliktet mes tyre nuk kishin shkuar asnjëherë në komisariat.
Rreth orës 15 të datës 4 gruaja ka varur veten pranë banesës. Bashkëshorti pasi e ka parë pa jetë e ka futur në banesë dhe ka lajmëruar të afërmit duke e prezantuar ngjarjen si një vdekje natyrale.
Pas dyshimeve, vëllezërit e të ndjerës dhe vajza e saj kanë njoftuar policinë, e cila pas vendimeve hetimore ka arrestuar 56-vjeçarin për veprën penale “Shkaktim i Vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Top Channel