Emrat/ Vetëvaret 55-vjeçarja në Kamzë, bashkëshorti i saj njofton familjarët për vdekje natyrale! Arrestohet për shkaktim vetëvrasje

06/09/2022 08:06

Një 55-vjeçare dyshohet se është vetëvarur në Kamzë ditën e djeshme në zonën e Frutikulturës ndërsa në lidhje me ngjarjen është arrestuar bashkëshorti i saj Shefqet Lika.

Pas aktit të vetëvrasjes së 55-vjeçares Shahe Lika, bashkëshorti i saj nuk ka kallëzuar ngjarjen në polici por në mbrëmje ka njoftuar familjarët e viktimës, të cilëve u ka pohuar se e ndjera. ka pësuar vdekje natyrale dhe ndaj kishte bërë gati të gjitha procedurat e varrimit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:

– Shefqet Lika 56 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 04.09.2022, në Frutikulturë, në banesë dyshohet se është vetëvarur shtetasja Shahe Lika, 55 vjeçe.

Shërbimet e Policisë, nisur nga dyshimet e krijuara mbi kallëzimin e bërë më datë 05.09.2022, nga familjarët e shtetases Sh. L., kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se më datë 04.09.2022, rreth orës 15:00, në ambientet e banesës së saj, dyshohet se është vetëvarur shtetasja Sh. L., ndërsa bashkëshorti i saj, shtetasi Shefqet Lika , nuk ka kallëzuar ngjarjen në Polici, por në mbrëmje ka njoftuar familjarët e viktimës, të cilëve u ka pohuar se shtetasja Sh. L. ka pësuar vdekje natyrale dhe ndaj kishte bërë gati të gjitha procedurat e varrimit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:

– Sh. L., 56 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel