Vetëvarja e 55-vjeçares/ Ngjarja ndodhi pas debateve me bashkëshortin e alkoolizuar dhe xheloz, e dhunonte vazhdimisht (detaje)

06/09/2022 11:26

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja tronditëse që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kamzë, ku një 55-vjeçare u vetëvar.

55-vjeçarja Shahe Lika, nënë e 5 fëmijëve, ka varur veten në Frutikulturë të Kamzës pas debateve të vazhdueshme me bashkëshortin Shefqet Lika, i cili e dhunonte pasi konsumonte alkool dhe ishte xheloz.

Konfliktet mes tyre nuk kishin shkuar asnjëherë në komisariat.

Rreth orës 15 të datës 4 gruaja ka varur veten pranë banesës. Bashkëshorti pasi e ka parë pa jetë e ka futur në banesë dhe ka lajmëruar të afërmit duke e prezantuar ngjarjen si një vdekje natyrale.

Pas dyshimeve, vëllezërit e të ndjerës dhe vajza e saj kanë njoftuar policinë, e cila pas vendimeve hetimore ka arrestuar 56-vjeçarin për veprën penale “Shkaktim i Vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA