Qëllohet për vdekje nga policia 20-vjeçari në Londër, nuk iu bind të ndalonte

06/09/2022 17:04

Një i ri u qëllua për vdekje nga policia pasi nuk u bind që të ndalonte në jug të Londrës.

Chris Kaba, rreth 20 vjeç vdiq në spital në minutat e para pas mesnatës pasi u qëllua rreth orës 22:00 në Kirkstall Gardens në Streatham Hill.

Banorët lokalë raportuan se dëgjuan të shtëna dhe helikopterin e policisë që fluturonte sipër.

Policia tha se Kaba mori ndihmën e parë nga oficerët në vendngjarje përpara se të dërgohej në spital, por ai vdiq në orën 12:16, sipas Sky Neës.

“Një makinë policie zbriti në Kirkstall Gardens dhe u përplas me të.”

“Një makinë tjetër policie hyri pas tij dhe e mbyllën në fund të Kirkstall Gardens.Makina nuk po lëvizte kur u qëllua”, tha njëri prej qytetarëve.

Një tjetër dëshmitar tha për Evening Standard se njeriu që u qëllua, duke drejtuar një  makinë tip “Audi” u përpoq të kalonte përpara makinave të policisë.

Top Channel