Një marrje mend dyshohet se ka qenë shkaku që i mori jetën 61-vjeçares në Gjirokastër, pasi ajo nga lartësia.

Aksinja Lulo, që u gjet e pajetë nga banorët e pallatit në lagjen Kodra e Shtufit në Gjirokastër, kishte probleme me tensionin e ulët të gjakut.

Sipas dëshmitarëve, 61-vjeçares i janë marrë mend teksa hynte në pallat dhe ka rënë në hapësirën mes dy pallateve. Praktikisht vendi nga ka rënë është kati i parë por gruaja është rrëzuar në hapësirën nën nivelin e hyrjes me një lartësi gati 2.5 metër, për pasojë ajo ka humbur jetën.

Hetimet pritet të zbardhin ngjarjen dhe shkakun e vërtetë të vdekjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA