“Qeveritë bien, por jo Larry”/ Njihuni me maçokun e Downing Street që ka përcjellë 5 kryeministra britanikë, a do jetë Starmer ‘viktima’ e tij e radhës 13/05 19:29
Margarita Simonyan është një nga fytyrat kryesore të propagandës dhe dezinformimit të presidentit rus Vladimir Putin, si ndërkombëtarisht ashtu edhe brenda Rusisë, sipas SHBA-së.
Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku theksohet se Simonyan është e aftë të shërbejë gënjeshtrat si të vërteta dhe këtë e bën me buzëqeshje.
Në vitin 2005, ajo u bë kryeredaktore e medias së parë ruse në gjuhën angleze të financuar nga shteti, RT, e njohur më parë si Russia Today.
Gjatë gjithë karrierës së saj, Simonyan ka mbështetur agjendën e Kremlinit duke shpërndarë dezinformata dhe propagandë, shkruhet në raportin e DASH.
Top Channel