Mbështetëse të grupimeve LGBT apo trafikim njerëzor? Dënohen me vdekje dy aktiviste nga Gjykata e Iranit

06/09/2022 15:30

Dy aktivistë LGBT janë dënuar me vdekje në Iran, pasi akuzohen për promovimin e homoseksualitetit.

Një gjykatë në Urmia shpalli fajtore Zahra Seddiqi Hamedani, 31 vjeç dhe Elham Choubdar, 24 vjeç, për “korrupsion në tokë”.

Organizata Hengaw për të Drejtat e Njeriut raportoi se ata u akuzuan për promovim të homoseksualitetit, promovim të krishterimit dhe komunikim me mediat kundër Republikës Islamike.

Gjykata e Iranit më vonë konfirmoi dënimet, por tha se ato kishin lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore dhe jo me aktivizmin.

“Ndryshe nga lajmet e publikuara në hapësirën kibernetike dhe zërat e përhapur, janë akuzuar se kanë mashtruar gra dhe vajza të reja dhe i kanë trafikuar në një nga vendet e rajonit”, njofton organi i drejtësisë Mizan.

Burimi: BBC

Top Channel