Ishte dënuar me vdekje se vrau burrin, gruaja iraniane pëson sulm në zemër ku sheh 16 të ekzekutuar para saj

06/09/2022 18:06

Një grua iraniane e dënuar me vdekje pësoi atak në zemër dhe vdiq teksa pa 16 burra që u ekzekutuan para syve të saj.

Zahra Esmaili dhe dy fëmijët e saj, sipas The Mirror, iu nënshtruan dhunës nga bashkëshorti abuzues dhe kjo e detyroi gruan të qëllonte për vdekje zyrtarin e lartë të Ministrisë së Inteligjencës, më 16 korrik 2017.

Fëmijët e saj, të cilët kishin fjetur në dhomat e tyre në atë kohë, u arrestuan si bashkëpunëtorë të saj, vajza me pesë vjet, ndërsa djali u lirua më vonë.

Vdekja e Zahra u konfirmua nga organizatat iraniane të të drejtave në shkurt të vitit të kaluar. Disa ditë më vonë, avokati i saj Omid Moradi pretendoi se Zahra kishte pësuar një atak në zemër në momentet që çuan në varjen e saj, tha një grup i të drejtave të njeriut për The Mirror.

Rojet mizore vendosën se vdekja e saj nuk ishte e mjaftueshme, kështu që varën kufomën e saj.

Më vonë, zyrtarët mohuan se ajo kishte vdekur si pasojë e një ataku kardiak, për të cilin Moradi pretendonte se ishte shkruar në certifikatën e saj të vdekjes.

Top Channel