Boris Johnson jep fjalimin e lamtumirës: Jam si një nga ato raketa përforcuese që ka përmbushur funksionin e saj

06/09/2022 10:15

Boris Johnson dha lamtumirën e fundit nga “Downing Street”, ai doli nga dera i shoqëruar nga bashkëshortja e tij për të dhënë mesazhet e fundit.

“Kjo ishte miq”, tha ai në fjalën e tij para takimit me mbretëreshën për të dorëzuar dorëheqjen e tij, teksa postin e tij do ta marrë Lizz Truss.

“Një kryeministër i ri së shpejti  do të hyjë në këtë derë e do të takojë një grup fantastik punonjësish publikë, njerëzit që mbaruan me sukses çështjen e Brexit, njerëzit që dhanë më të shpejtë në Evropë vaksinën dhe kurrë nuk do të harrojnë 70% të e gjithë popullsia mori një dozë brenda gjashtë muajve, më shpejt se çdo vend tjetër, kjo është qeveria për ju, kjo është qeveri konservatore.” – tha Boris Johnson.

Johnson  pati edhe një porosi të fundit për kolegët e tij konservatorë.

“”Unë jam si një nga ato raketa përforcuese që ka përmbushur funksionin e saj. Thjesht i them partisë sime, nëse Dylan dhe Larry [macja e Downing Street] mund t’i lënë pas debatet e tyre të herëpashershme, atëherë mundet edhe partia konservatore. Kryeministrja e re do të ketë gjithë mbështetjen time.”- tha Boris Johnson.

Pasi Johnson të dorëzojë dorëheqjen te mbretëresha, Lizz Truss do të marre zyrtarisht detyrën. Truss garën në Partinë Konservatore të hënën, duke mposhtur rivalin e saj në kabinet, Rishi Sunak, pas një fushate që zgjati gjatë gjithë verës.

Ajo nuk u zgjodh nga publiku britanik, por falë votave të 81,326 anëtarëve konservatorë. Tani ajo duhet të marrë drejtimin e një prej ekonomive më të mëdha në botë .

Top Channel