Sot nis sesioni i ri parlamentar. Në sallën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, sot rikthehen sërish deputetët në orën 18:00.

Axhenda e ditës së sotme parashikon njoftime për çështjet e depozituara në Kuvend dhe programin një mujor të punës.

Burime nga e djathta konfirmojnë se janë përfshirë në kalendar tre nismat e tyre ligjore. PD kërkon që burgu i SPAÇ dhe Tepelenës të kthehen në muze kombëtar. Së dyti, kërkohet deklasifikimi i dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe së treti nisma për dekomunistizimin.

Edhe burime nga Partia Socialiste konfirmojnë se janë futur në kalendarin e punës nismat e tyre ligjore për dhënien fund të karrierës politike të politikanëve që figurojnë të kenë qenë bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit.

RENDI I DITËS: 

1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 21.7.2022, 24.7.2022 dhe 28.7.2022. (Neni 44, pika 2, i Rregullores)

2. Njoftime për çështjet e depozituara në Kuvend. (Neni 44, pika 3, i Rregullores)

3. Njoftim për programin e punës së Kuvendit për periudhën 5 shtator – 14 tetor. (Neni 26 i Rregullores)

4. Njoftim për kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 5 shtator – 30 shtator.
(Neni 27 i Rregullores)

Top Channel