Ngjarje si nëpër filma, grabitësit arrijnë të rrëmbejnë 20 mijë dollarë në mes të ditës (Video)

05/09/2022 14:40

Një ngjarje si nëpër filma aksion të Hollywood-it ka ndodhur në Manhattan, ku disa grabitës në mënyrë të organizuar pritën një makinë të afrohet pranë tyre dhe t’i bëjnë pritë, dhe më pas t’ia marrin 20 mijë dollarë

Gjithçka ndodhi në mes të ditës në pikun e frekuentimit të mijëra qytetarëve të New Yorkut, ku nën kërcënimin e armës grabitësit  morën paratë dhe u larguan nga vendi i ngjarjes.

Nën kërcënimin e armës ai theu xhamin dhe më pas i mori 20 mijë dollarë personit që qëndronte brenda makinës tip “Toyota Rav-4”.

Grabitësit që ishin në Mercedesin e zi u larguan me shpejtësi, kurse kalimtarët e rastit shikuan të tmerruar se çfarë po ndodhte.

Top Channel