Mbipopullim në burgjet greke/ Në burgun e Janinës janë 126 të burgosur, kapaciteti është për 66 persona

05/09/2022 09:17

Situata e burgjeve në Greqi është alarmante, në këtë përfundim ka dalë Këshilli i Europës që ka kryer një kontroll.

Sipas raportit, vihet re se në burgjet e vendit mbahen 11827 të dënuar nga 10175 persona që janë kapacitetet, ose mesatarisht 110% më tepër se kapacitet e tyre.

Në 15 prej këtyre institucioneve  raportohen se kapacitetet tejkalojnë 130%,madje në Koridhalos në momentin e monitorimit mbaheshin 152% më tepër, burgu Larisës me 134% patra me 137% ,ndërsa kampi i emigrantëve ne Komotini kishte tejkaluar kapacitetin me 172%.

Rekordin e mban burgu i Janinës, institucion në të cilin u gjetën të “stivuar” 126 të dënuar nga 66 që është kapaciteti normal i tij.

Kujtomë këtu se në burgun e Janinës 80% e të dënuarve janë me shtetësi shqiptare.

Sipas raportit, në burgun e Korfuzit u raportuan edhe raste dhune, kërcënime dhe shantazhe prej gardianëve.

Monitoruesit thanë gjithashtu se u evidentuan edhe shkelje për sa i përket sistemit të furnizimit me ushqime si dhe higjenës në kuzhinat e disa institucioneve.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA