Tashmë është zyrtare, Liz Truss është zgjedhur si pasuese e Boris Johnons në postin e kryeministrit të ri të Britanisë së Madhe.

Truss fitoi me 81,326 vota krahasuar me Sunak i cili mori 60,399 vota. Ajo do të marrë zyrtarisht detyrën pasi të takojë Mbretëreshën në Balmoral, e cila zyrtarisht do t’i kërkojë Truss që të formojë Qeverinë e re britanike.

Truss trashëgon një ekonomi që potencialisht po shkon drejt një recesioni të gjatë dhe do të duhet që menjëherë të ndërmarrë masa për të zbutur krizën e kostos së jetesës.

Për shkak të rritjes së çmimit global të gazit, që është shkaktuar pas pushtimit rus të Ukrainës, faturat e energjisë u rritën trefish më shumë sesa vitin e kaluar. Inflacioni ka arritur në mbi 10 për qind, për herë të parë që nga vitet ‘80.

Truss fitoi mbështetjen e shumë prej konservatorëve me politikën e saj që shteti të ndërhyjë dhe të shkurtojë taksat. Ajo ka premtuar se do të veprojë “menjëherë” për të luftuar rritjen e çmimeve të energjisë.

Liz Truss do të bëhet kryeministrja e katërt e konservatorëve që nga zgjedhjet e vitit 2015.

Top Channel