Kili mban kushtetutën e Pinochetit/ 62% kilianë refuzuan kushtetutën e re në referendum

05/09/2022 11:33

Votuesit në Kili kanë hedhur poshtë me shumicë dërrmuese një kushtetutë të re e cila do të zëvendësonte atë të hartuar nën sundimin ushtarak të Gjeneral Augusto Pinochet.

Në referendumin e mbajtur , pothuajse 62% votuan kundër draftit progresiv. Presidenti i Kilit Gabriel Boriç, i cili kishte mbështetur kushtetutën e re, tha se do të punonte me Kongresin dhe shoqërinë civile për të dalë me një “proces të ri kushtetues”.

Procesi për të zëvendësuar kushtetutën e epokës së sundimit ushtarak të Kilit filloi tre vjet më parë pasi protestat masive tronditën vendin, i cili normalisht shihet si një parajsë e stabilitetit në rajon. Por dokumenti i ri, i hartuar rezultoi radikal për shumë njerëz, të cilën mbushën në mbrëmje rrugët e Kilit.

Megjithatë njerëzit duken ende të ndarë të dy për propozimin e e ri.

“Jeta vazhdon, por ideja për të bërë një kushtetutë të re tashmë është miratuar, kështu që tani, të gjithë duhet të marrin pak pushim  të shikojnë se si mund ta bëjnë më mirë këtë kushtetutë, jo si ajo që u refuzua”, tha Laura.

“Ata që e kanë shkruar këtë kushtetutë nuk na kanë përfaqësuar fare, seriozisht, ju siguroj se duhen ndryshime, padyshim që do të ketë ndryshime, por atëherë duhet një kushtetutë e mirë, një kushtetutë që të na përfaqësojë të gjithëve”, tha José Burgar.

Nëse do të merrte mbështetje kushtetura e re do ta kishte shpallur Kilin një shtet me shumë kombësi, duke njohur të drejtat e popullsive indigjene të Kilit, që përbëjnë rreth 13% të popullsisë, për tokat dhe burimet e tyre. Drafti  do të kishte ndryshuar gjithashtu shumë nga institucionet e Kilit.

Top Channel