Akuzohet për vjedhjen e të dhënave ushtarake dhe dorëzimin e tyre në NATO, dënohet me 22 vite burg ish gazetari rus në Moskë

05/09/2022 17:24
Ivan Safronov, a former journalist and an aide to the head of Roscosmos space corporation accused of state treason, stands inside a defendants' cage as he attends a court hearing in Moscow, Russia September 5, 2022. Press Service of Moscow City Court/Handout via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. NO RESALES. NO ARCHIVES. MANDATORY CREDIT. THIS PICTURE WAS PROCESSED BY REUTERS TO ENHANCE QUALITY. AN UNPROCESSED VERSION HAS BEEN PROVIDED SEPARATELY.

Gjykata e Moskës dënoi me 22 vite burg këtë të hënë ish-gazetarin rus dhe këshilltar i kreut të agjencisë ruse hapësinore Roscosmos, Ivan Safronov.

Ai akuzohet për tradhti të “profilit më të lartë”, pasi dyshohet se ka mbledhur të dhënat konfidenciale shtetërore në lidhje me zhvillimet ushtarake.

“[Gjykata përjashton] dënimin e Safronovit me një dënim prej 22 vjetësh për t’u vuajtur në një burg të sigurisë së lartë”, njoftoi vendimin bordi gjyqësor.

Përveç kësaj, ai u dënua me dy vjet kufizim lirie pas lirimit të tij dhe një gjobë prej 500,000 rubla.

CNN shkruan se sipas RIA, mbrojtja ka 10 ditë kohë për të apeluar këtë vendim, i cili nuk ka hyrë në fuqi.

Kush është Ivan Safronov dhe si u arrestua ai: 

Safronov u arrestua nga Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) në korrik 2020, pasi u akuzua për mbledhjen e të dhënave konfidenciale shtetërore në lidhje me zhvillimet ushtarake dhe teknike të Rusisë, si dhe mbrojtjen e sigurinë, duke ia dorëzuar më pas NATO-s.

Si gazetar, Safronov u specializua në raportimin mbi tema ushtarake dhe hapësinore për gazetat Vedomosti dhe Kommersant përpara se të vazhdonte të punonte si këshilltar i ish-kreut të Roscosmos, Dmitry Rogozin.

Detajet e rastit nuk u publikuan zyrtarisht, pasi çështja u trajtua me dyer të mbyllura për shkak të ashpërsisë së akuzave.

Avokatët e Safronov thanë javën e kaluar se prokurori i ofroi gazetarit një pranim fajësie në këmbim të një dënimi të reduktuar prej 12 vjetësh, të cilin ai e refuzoi.

Disa media të pavarura të mbetura ruse, duke përfshirë Meduza, Novaya Gazeta, TVRain dhe të tjera, publikuan një deklaratë në mbështetje të Ivan Safronov ditën e sotme, duke kërkuar lirimin e gazetarit dhe duke kërkuar një hetim për shkeljet e supozuara ligjore në këtë rast.

“Është e qartë për ne se arsyeja e persekutimit të Ivanit nuk është ‘tradhtia’, e cila nuk vërtetohet nga asgjë, por puna e tij gazetareske dhe materialet që ai botoi pa marrë parasysh mendimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe autoriteteve ruse”, thuhet në deklaratë.

Top Channel