“Qeveritë bien, por jo Larry”/ Njihuni me maçokun e Downing Street që ka përcjellë 5 kryeministra britanikë, a do jetë Starmer ‘viktima’ e tij e radhës 13/05 19:29
Të paktën tetë persona kanë humbur jetën, pasi një tërmet goditi gjatë natës verilindjen e Afganistanit.
Zëdhënësi i provincës Kunar, Mawlavi Najibullah Hanif njoftoi se numri i viktimave mund të rritet.
Tërmeti prej 5.3 të shkallës Rihterit goditi qytetin Xhalalabad, që gjendet në lindje të Afganistanit.
“Tërmeti i së dielës ka shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme financiare”, u shpreh Hanif.
Në qershor, një tërmet në Afganistan la të vdekur mbi 1.000 persona dhe shkatërroi disa vendbanime.
Vetëm në pak kohë numri i viktimave po rëndohej, duke u kthyer në një tragjedi.
Mijëra familje mbetën pa shtëpi për shkak të shkatërrimeve nga tërmeti i fortë.
Top Channel