Afganistan/ Vriten nga shpërthimi i një bombe stafi i ambasadës ruse në Kabul

05/09/2022 12:56

Të paktën dy persona janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur nga një shpërthim me bombë pranë hyrjes së ambasadës ruse në kryeqytetin afgan Kabul.

Ministria e jashtme në Moskë tha se viktimat janë personel i ambasadës ruse, por edhe afganë.

Më herët, agjencia shtetërore e lajmeve RIA raportoi se një diplomat dhe një roje sigurie e ambasadës ishin plagosur në një sulm.

Deri më tani nuk është zbuluar ende se kush e ka kryer sulmin, i cili sipas BBC u konsiderua “sulm i konsiderueshëm vetëvrasës”.

Policia në Kabul deklaroi se sulmuesi kishte në shënjestër ambasadën.

Ai u qëllua për vdekje dhe u pasua me shpërthimin e eksplozivëve të tij, të cilët kishin qenë të aktivizuara.

Rusia është një nga vendet e pakta që ka një prani diplomatike në Afganistan, pasi talibanët morën kontrollin e vendit në gusht të vitit të kaluar.

Rusia nuk e njeh zyrtarisht qeverinë e talebanëve. Megjithatë, të dyja palët kanë diskutuar mbi marrëveshjet që kanë të bëjnë me blerjen afgane të mallrave si gruri, gazi dhe nafta nga Moska.

Top Channel