Modelja, aktorja amerikane thotë se fotot ‘e përpunuara” të Kim Kardashian ‘dëmtojnë’ gratë e vajzat (fotot)

03/09/2022 17:56

Autorja dhe prezantuesja amerkane Bethenny Frankel i bënte thirrje Kim Kardashian dhe pjesës tjetër të familjes së “influencueseve” milionere, të mos përdorin Photoshop në imazhet e tyre pasi kjo “nuk është e drejtë për femrat.”

Aktorja 51 vjeçare që ka luajtur dhe në serialin ‘Real Housewives of New York’ tha për rrjetin ‘TMZ’ se modelet e ‘reality TV’ nuk bëjnë drejtësi me fotot e manipuluara në rrjet, duke i quajtur  ato “të papërgjegjshme.”

“Nënat per shembull mund të ndjehen të pasigurta …Ato nuk kanë kohë për t’u marrë me Photoshop, dhe ndoshta nuk dinë fare të përdorin teknologjinë,” tha ajo për rrjetin.

“Kjo nuk është diçka frymëzuese, krijon çrregullime, pasiguri, depresion. Është diçka serioze, sidomos për njerëzit më të dobët”.

Ish-aktorja e serialit Bravo këshillonte më tej gratë Kardashian “të vënë makiazh” dhe të “jenë të sinqerta” për modifikimet e tyre, e jo “të gënjejnë” duke përdorur korrektorët e fotove.

“Në këtë mënyrë fusha e lojës bëhet e pabarabartë. Kur dikush është milioner, ke shumë më tepër akses … ndërsa të tjerët i bën të ndjehen keq për veten e tyre,” vazhdonte ajo.

Këshillat e sinqerta të Frankel vijnë vetëm disa ditë pasi ajo tregonte në Instagram ndryshimet mes një fotoje të vërtetë të saj, në krahasim me një tjetër ‘të punuar me filtra’.

“Unë nuk dukem kështu në të vërtetë …dhe ju e dini se nuk më pëlqen kotësia prandaj tregoj veten time të vërtetë. Por nëse ju postoj një version të caktuar përditë, atëherë ju nisni të besoni se jam kështu me të vërtetë, ja deri ku ka arritur puna e lojës psikologjike …”

“Filtrimet gënjejnë, ato i bëjnë gratë të ndjehen keq për veten e tyre”.

41 vjeçarja Kardashian dhe motrat e saj janë kritikuar shpesh për manipuimin e fotove, më së fundmi për fshirjen e muskujve të qafës në një imazh pranë pishinës për t’u duket sa më “seksuale”.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA