I jepet lamtumira e fundit Mikhail Gorbachev, mijëra qytetarë marrin pjesë në funeral (Fotot)

03/09/2022 18:01

Lamtumira e fundit i është dhënë sot liderit të fundit të Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev, ku morën pjesë mijëra qytetarë.

Ceremonia publike e lamtumirës për Gorbaçovin zgjati rreth tre orë e gjysmë, pavarësisht se njerëzit ende prisnin jashtë radhës për t’i bërë nderimet e tyre.

Ceremonia jo shtetërore u zhvillua në Sallën e Kolonave të Moskës, një vend i famshëm që ka pritur funeralet shtetërore të ish-udhëheqësve sovjetikë si Joseph Stalin dhe Vladimir Lenin. Gorbaçovi u varros pranë gruas së tij Raisa në varrezat Novodevichy.

Gorbachev ndërroi jetë këtë javë në moshën 91-vjeçare, ndërsa njihet si lideri që solli përfundimin e Luftës së Ftohtë.

Gorbaçov mori pushtetin në vitin 1985, duke futur reforma të guximshme dhe duke hapur Bashkimin Sovjektiv ndaj botës.

Por ai nuk mundi të parandalonte kolapsin e bashkimit në 1991-shin dhe shumë rusë e fajësojnë atë për vitet e trazirave që pasuan.

Jashtë Rusisë, ai respektohej gjerësisht. Sekretari i Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres tha se ai kishte “ndryshuar rrjedhën e historisë”, ndërsa presidenti i SHBA Joe Biden e quajti atë një “lider të rrallë”.

Presidenti rus Vladimir Putin nuk mori pjesë në funeral për shkak të agjendës së tij, sipas Kremlinit.

Ai i bëri nderimet e tij Gorbaçovit të enjten. Pamjet treguan Putinin duke vendosur një buqetë me trëndafila pranë arkivolit të hapur në Spitalin Klinik Qendror, i cili më pas u përkul dhe bëri shenjën e kryqit.

Më herët Putin shprehu “ngushëllimet e tij më të thella”, duke përshkruar se si Mikhail Gorbachev kishte pasur “një ndikim të madh në rrjedhën e historisë”.

Putin më parë e fajësoi Gorbaçovin për rënien e BRSS, të cilën ai e quajti “katastrofa më e madhe gjeopolitike” e shekullit të 20-të.

Qindra persona u rreshtuan të shtunën jashtë Sallës së Kolonave për të nderuar Gorbaçovin, trupi i të cilit shtrihej në arkivol të hapur, të rrethuar nga dy ushtarë. Anëtarët e familjes së Gorbaçovit, duke përfshirë vajzën e tij Irina Virganskaya dhe dy mbesat e tij u ulën anash.

Shumë nga rusët që e nderuan vunë trëndafila dhe buqeta.

Një qytetar rus e falënderoi Gorbaçovin pasi sipas tij ai solli demokracinë në Rusi.

Një grua tjetër tha për Reuters se ish-udhëheqësi sovjetik “meritonte” një lamtumirë të duhur.

“Unë mendoj se ai bëri më shumë gjëra të mira sesa të këqija. Brezi i vjetër që është këtu, e kujtojnë dhe kanë ardhur për të përshëndetur”, tha ajo.

Në funeralin e Gorbaçovit mungonte një listë e ngjashme e liderëve politikë, pasi Moska ka ndaluar qindra zyrtarë të huaj të hyjnë në Rusi si hakmarrje për sanksionet perëndimore.

Kryeministri hungarez Viktor Orban dhe ambasadori i SHBA në Rusi John Sullivan ishin ndër të paktët personalitete që u vunë re në përkujtim.

Funerali i së shtunës shfaqte një kontrast të dukshëm me vdekjen e presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike të Rusisë Boris Yeltsin, i cili kishte zgjedhur Putinin si pasardhësin e tij.

Udhëheqësi i fundit rus që nuk iu dha një funeral shtetëror ishte Nikita Hrushovi, i cili u rrëzua nga pushteti në përpjekje për të rikthyer reformat staliniste. Ai vdiq pasi jetoi në izolim në vitin 1971 dhe funerali i tij u mbajt gjysmë sekret.

FOTO GALERI
3/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA