FIFA, 5 milionë kërkesa për bileta për Kupën e Botës brenda 24 orësh 13/12 00:44
Borussia Dortmund ka marrë triumfin e dytë radhazi teksa mposhti në shtëpi me rezultatin 1-0, Hoffenheim.
Golin vendimtar për verdhezinjtë e shënoi Reus në minutën e 16-të teksa sulmuesi shfrytëzoi asistin e Julian Brandt.
Dortmund e menaxhoi më së miri avantazhin dhe ruajti portën e paprekur deri në fund teksa pas këtij suksesi, ngjitet për momentin në vendin e parë të klasifikimit me 12 pikë. Nga ana tjetër, Hoffenheim ndal ecurinë e tre fitoreve radhazi dhe pëson të dytën disfatë në këtë sezon, duke mbetur në kuotën e nëntë pikëve në vendin e pestë të renditjes./Super Sport
Top Channel